Rama përplaset edhe me Presidentin e Maqedonisë së Veriut: Po harron kontributin e shqiptarëve


load
Gazeta Express
15 Qershor 2019 16:21

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, një ditë më parë, në një letër drejtuar Këshillit Evropian kërkonte që vendi i tij të “ndahet” nga Shqipëria për të nisur procesin e hapjes së negociatave.

Pikërisht në lidhje me këtë sot reagoi edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas Ramës kjo kërkesë e Pendarovskit është e çuditshme veçanërisht duke pasur parasysh sa e kanë ndihmuar atë shqiptarët.

“Presidenti Pendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat? Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë dhe shqiptarëve në zhvillimet demokratike dhe rrugën evropiane të shtetit mik. S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!” shkruan Rama.

Pendarovski tha se shkëputja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria duke i dhënë dritën jeshile të parës dhe duke mbajtur pezull fillimin e bisedimeve për të dytën, nuk është zgjidhja më e mirë, por është e vetmja mënyrë për të ecur përpara.

Sipas Pendarovskit Shqipëria tani është një vend i trazuar.

“Ne kemi pasur rekomandime pozitive nga komisioni dhe më herët dhe kemi qenë të ndarë po ashtu”, tha ai.

Te fundit


Kthehu lart