Rama nuk e ‘lëshon’ Dakon, e merr në Stamboll për të 'ndihmuar' Shqipërinë - Gazeta Express
string(69) "rama-nuk-e-leshon-dakon-e-merr-ne-stamboll-per-te-ndihmuar-shqiperine"

Gazeta Express

08/12/2019 17:23

Rama nuk e ‘lëshon’ Dakon, e merr në Stamboll për të ‘ndihmuar’ Shqipërinë

Gazeta Express

08/12/2019 17:23

Kryeministri Edi Rama duket se nuk ka ndërmend të lëshojë një prej kryebashkiakëve me të akuzuar dhe të mbështetur fort prej tij. Vangjush Dako është vënë ditët e fundit në qendër të kritikave si personi që firmosi lejet e ndërtimit në 12 vjet në Durrës apo që lejoi ngritjen e tyre pa leje duke shkaktuar masakrën urbane që të gjithë e njohim.

Kanë qenë të shumë ata që e kanë konsideruar Dakon po aq fajtor sa edhe ndërtuesit e pallateve të shembura në Durrës, por kryebashkiaku është shfaqur sërish në krah të kreut të qeverisë. Fillimisht Dako u pa të hynte e dilte “si në shtëpinë e tij” në Bashkinë e Durrësit pas dorëheqjes enigmatike të kryebashkiakes së zgjedhur në 30 qershor Valbona Sako.

Lexo Edhe:

Zërat pranë mazhorancës thanë se Sako u bë “kokë turku” për të shpëtuar Dakon pasi kundërshtoi shembjen e ndërtesave pa u kryer ekspertiza nga prokuroria. Më pas Dako u fotografua në krah të kreut të shtabit të emergjencave Bledi Çuçi dhe kreut të OSHEE-së, Ardian Çela.

Rasti që bëri më shumë bujë ishte qëndrimi i Dakos në një prej inspektimeve të Ramës në qytetin bregdetar. Edhe pse regjia e ERTV u kujdes që të mos e nxirrte Dakon, kamerat e një televizioni treguan Dakon që i premtonte Ramës se “po bënte ndonjë gjë për ato letrat”, ndërsa kryeministri iu përgjigj shkurt: “Ok”. 

Tashmë afrimi i Ramës me Dakon është bërë zyrtar.  Këtë të diel ish-kryebashkiaku i shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit së bashku me familjen e tij ishte pjesë e delegacionit që kryeministri Rama kishte marrë me vete në konferencën e donatorëve në Stamboll të organizuar nga Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan. 

Afrimi i dukshëm i Ramës me Dakon tregon se kreu i qeverisë nuk ka ndërmend të tradhtojë të preferuarin e tij edhe kur ai akuzohet si një nga përgjegjësit e një prej tragjedive më të mëdha (jo vetëm) natyrore në vend./lapsi.al