Rama niset nesër për në Bruksel, takime me presidenten e KE dhe Josep Borrell - Gazeta Express
string(76) "rama-niset-neser-per-ne-bruksel-takime-me-presidenten-e-ke-dhe-josep-borrell"

Shqiperi

Gazeta Express

27/02/2021 13:47

Rama niset nesër për në Bruksel, takime me presidenten e KE dhe Josep Borrell

Shqiperi

Gazeta Express

27/02/2021 13:47

Me 1 mars kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga delegacioni shqiptar do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Stabilizim Asociimit në Bruksel. Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, do të jetë në fokus të takimit mes krerëve të unionit dhe përfaqësuesve të Shqipërisë.

Në këtë vizitë kreu i qeverisë shqiptare do të takohet me presidenten e Këshilit Europian Ursula von der Leyen, euro-komisionerin për zgjerim Oliver Varherly si dhe presidenten e radhës të BE, që mbahet nga Portugalia, Antonia Costa.

Lexo Edhe:

Ndër të tjera mësohet se çelja e negociatave do të jetë në qendër të diskutimit. Rreth orës 14: 00 do të ketë edhe një konferencë për shtyp për konkluzionet e kësaj tryezë ku pritet të dalë në pah se sa i ka kryer detyrat vendi ynë.

Më herët Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk do të marrë një datë për konferencën e parë ndërqeveritare pa mbarur zgjedhjet në Holandë, një nga vendet më skeptike sa i përket vendit tonë.