Rama: Ndrangheta dështoi në Shqipëri, ndërtoi vetëm një dyqan të vogël - Gazeta Express
string(68) "rama-ndrangheta-deshtoi-ne-shqiperi-ndertoi-vetem-nje-dyqan-te-vogel"

Shqiperi

Gazeta Express

26/01/2021 12:24

Rama: Ndrangheta dështoi në Shqipëri, ndërtoi vetëm një dyqan të vogël

Shqiperi

Gazeta Express

26/01/2021 12:24

Kryeministri Edi Rama në konferencën me gazetarët për këtë të martë, është duke folur edhe për përgjimet e antimafias italiane që kanë shkaktuar jo pak debate në vend.

Duke iu referuar konkluzioneve të prokurorisë italiane, Rama u shpreh se çështja ka mbetur vetëm në nivel bisedash dhe se investime në pallate apo gradaçela nuk ka pasur.

Lexo Edhe:

Sipas kreut të ekzekutivit, i vetmi investim që Ndrangheta bëri në Shqipëri ishte një dyqan i vogël për shitjen e rrobave të punës.

“Pas më shumë se 1 viti udhëtimesh në Tiranë, dhe bisedimesh me njëri-tjetrin për investime që do të bëhen në Shqipëri, ato dështuan totalisht….Investimi ishte një dyqan i vogël për shitjen e rrobave të punës në 2018. Investimi i Ndranghetas në Shqipëri, Galo Albania, sipas bilancit në QKB, ka shitur 5 mln lekë mallra...Ku i shihni pallatet e gradaçelat siç e përshkruan opozita, vendin e mafias, drogës.”

Ndërsa, duke iu referuar deklaratës së bërë të hënën nga ambasadori italian në Shqipëri Fabrizio Bucci, Rama tha se italianët janë skandalizuar që një hetim i tillë të kthehet në një çështje që ta bëjë “Shqipërinë copë.”

Vijon…