Rama: Ndihmë ekonomike përfitojnë dhe taksitë e institucionet arsimore private - Gazeta Express
string(77) "rama-ndihme-ekonomike-perfitojne-dhe-taksite-e-institucionet-arsimore-private"

Rama: Ndihmë ekonomike përfitojnë dhe taksitë e institucionet arsimore private

Gazeta Express

01/04/2020 21:04

Kryeministri Rama ka sqaruar se nga ‘paga e luftës’ do të përfitojnë edhe kopshtet, shkollat private e madje edhe taksistët që nuk kanë mundur dot të punojnë për shkak të koronavirusit.

Përmes një deklarate në rrjetin social, Rama u shpreh se edhe këto kategori do të përfitojnë ndihmë ekonomike, me kushtin e vetëm që xhiroja e tyre vjetore të mos e kalojë atë të biznesit të vogël 14 mln lekë të reja.

Lexo Edhe:

Rama: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka filluar marrjen e aplikimeve online nga të gjitha bizneset e vogla që janë mbyllur për shkak të luftës dhe do ta marrin pagë lufte. Paga e luftës do të derdhet direkt në llogaritë e tyre dhe sot kemi marrë nga bankat garancinë që kemi kërkuar se nuk do të mbajnë asnjë komision për këto paga.

Cilido që është në listën 60421 individëve që janë identifikuar si përfitues se kanë mbyllur biznesin për shkak të luftës është i lutur të aplikojë në faqen online të Drejtorisë së Përgjithsme të Tatimeve. Deri në orën 16:30 sot kanë aplikuar 1852 persona nga hapja e faqes.

Meqë më kanë pyetur disa që punojnë në shkolla, kopshte private apo transport qytetarësh sqaroj se edhe këto kategori janë përfituese. Gjithnjë nëse në këto biznese xhiroja nuk i kalon 140 mijë dollarë  në vit. Në këtë paketë përfshihen edhe taksitë. Njoh shumë prej tyre dhe më kanë pyetur shpesh a përfitojmë? Po.

Rama foli gjithashtu dhe për bonusin prej 1 mijë eurosh për mjekët.

Rama: Këto ditë mjekët plus pagës do kenë edhe 1000 euro, personeli mbështetës në vijën e zjarrit deri te sanitarët e shoferët e urgjencës do kenë 500 euro plus pagës. Deri kur të mbarojë lufta e pacienti i fundit të lërë spitalet tona, të gjithë këta do vazhdojnë të paguhen kështu.