Rama ndeshet me kamarierin shqiptar në Itali: Ulu o figurë! - Gazeta Express
string(57) "rama-ndeshet-me-kamarierin-shqiptar-ne-itali-ulu-o-figure"

Rama ndeshet me kamarierin shqiptar në Itali: Ulu o figurë!

Gazeta Express

04/12/2019 20:10

Përpara se të shkojë në intervistën e tij në emisionin e mirënjohur “Porta a Porta”, Rama ka shkuar në një lokal në Itali nën shoqërinë e këshilltarit për median Endri Fuga.

Teksa flet për ndihmat prej 15 mln eurosh që pritet të akordojë BE, Rama i thotë Fugës se ishte lajm i mirë zhvillimi i një konference me donatorë për të prekurit nga tërmeti, lajm të cilin e konfirmoi Presidentja e Komisionit Evropian.

Lexo Edhe:

Më tutje Rama porosit një kafe dhe kamarieri rezulton të jetë shqiptar. Për më tepër ndiqni bisedën që kryen Rama me shqiptarin.

Rama: Ooo, shqiptar…

Kamarier: Po

Rama: O figurë, hajde hajde., ulu këtu! Si je mor si je? Kur ke ardhur?

Kamarieri: Në Itali, kam që në 2003, jam nga Elbasani. Më erdhi keq për tërmetit. Më vjen mirë që edhe Italia ka kontribuar.

Rama: Po, po na ka ndihmuar. Ja, jemi të Bruno Vespa do bëjmë një regjistrim, do bëjmë thirrje për mbështetje. Do bëjmë gjithçka mundemi edhe vetë, se nuk do ngelemi në duar të të tjerëve, por këto janë gjëra që kalohen bashkërisht.