Rama mesazh Macronit: Ata që s’kuptojnë raportin BE- Ballkan nuk kuptojnë sfidat e të ardhmes


Gazeta Express
8 Nëntor 2019 20:03

Ata që nuk kuptojnë nevojën reciproke të BE dhe Ballkanit Perëndimor për njëri tjetrin nuk kuptojnë sfidat e së ardhmes ka deklaruar kryeministri Rama.

Ai ka qenë i pranishëm në Forumin e Davosit për Dialogun Strategjik mbi Ballkanin Perëndimor që zhvillohet në Gjenevë. Nga aty kryeministri dërgoi mesazhe për skeptikët në Bashkimin Europian ndaj çeljes së negociatave me Shqipërinë.

Vendimi i Këshillit në tetor sipas tij e ka bërë plotësisht të paparashikueshëm procesin e integrimit europian dhe gjithashtu Rama theksoi se procesi tashmë varet më shumë nga vendet anëtare se sa nga arritjet e vendeve kandidate.

Në këtë moment ndihemi si një varkë në mes të detit, pasi na kanë marrë me forcë busullën. Për ne ka shumë rëndësi që ta dimë me saktësi. Është shume e qartë që nëse procesi i integrimit evropian është karakterizuar nga 5-6 vitet e fundit nga paparashikueshmëri. Ajo që ndodhi në tetor e bëri plotësisht të paparashikueshme.

Ndërsa flasim nuk kemi mundësi të dimë se çfarë duhet të bëjmë për të marrë atë që kërkojmë pasi natyra e Këshillit Evropian është shumë e përcaktuar nga vetë vendet anëtare të BE sesa nga çfarë bëjmë apo nuk bëjmë ne.

Përcaktohet më shumë nga ajo se çfarë ata duan atë jetë apo mos të jetë BE, sesa nga çfarë duan që të bëjmë ne. Sigurisht që venet tona nuk janë gati të anëtarësohen, prandaj nëse “loja” e meritokracisë shndërrohet në “lojën” e fajësimit sa herë mungon kapaciteti për të nxjerrë një vendim konsensual. Kjo gjë nuk i sjell asnjë të mirë BE dhe procesit”, tha Rama.

Kreu i qeverisë e konsideroi të verbër vendimin e tetorit dhe tha se Bashkimi Evropian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani ka nevojë për BE-në.

Ne nuk e nisëm këtë proces se dikush në Berlin apo Paris na detyroi, por e nisëm se ishte saktësisht ajo që i duhej popullit tonë, kombit tonë dhe fëmijëve tanë dhe do vazhdojmë ta bëjmë për ta.

Ne e dimë që rajoni ka potencial për t’u shfrytëzuar dhe do të bëjmë më të mirën tonë, duke rritur bashkëpunimin për shmangur pasojat negative që sjell ky vendim i verbër apo mos vendim i tetorit në opinionin publik dhe të ardhmen tonë.

Sigurisht që për Aleksandrin është më e lehtë, pasi siç e tha ai, vend i tij nuk është aq euro-optimist, por nuk mendoj se meqë ne e kemi më të vështirë duhet të qajmë apo të lutemi sepse në fund të fundit e bëjmë për fëmijët dhe brezat e ardhshëm dhe jo për këtë brez të liderëve në Evropë.

BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor apo Evropën Juglindore, po aq sa Evropën Juglindore ka nevojë për BE. Ata që nuk e kuptojnë këtë nuk kuptojnë se çfarë është në lojë dhe cilat janë sfidat e sotme e të ardhmes”, shtoi ai.

Te fundit


Kthehu lart