Rama: Lulzim Basha po hetohet në Amerikë


load
Gazeta Express
7 Qershor 2019 18:25

Nga Ura Vajgurore, aty ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Edi Rama foli sërish për përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”.

Ai u shpreh se njeriu që po i “dirigjon” është Lulzim Basha.

Sipas tij ndaj Bashës ka një hetim në SHBA për 1 milion dollarë që nuk u dihet burimi.

“Lidhur me ato përgjimet e neveritshme, sepse nga njëra anë askush nuk mund të çohet dhe të thotë se ne kemi hapur gojën, lere te kemi ngritur dorën, për të penguar drejtësinë të bëjë drejtësi me këdo.

Askush nuk na ka parë të marrë në mbrojtje këdo qoftë, por ia kemi lënë drejtësisë të vendosë, ndërkohë që në akseptin moral ata që na akuzojnë dhe helmojnë çdo ditë gjakun e këtij mileti, janë ata të cilët, drejtorin e përgjithshëm të tatimeve e kishin të dënuar me arrest shtëpie, dhe e çonin përditë dhe e ulnin si të pafajshëm, dhe drejtonte tatimet me pranga në duar nga shtëpia.

Ne gjithnjë e kemi bërë të qartë ndarjen, drejtësia të bëjë punën në vet, e ndaj do ta çojmë deri në fund atë reformë në drejtësi që ata nuk e duan.

Ai që i udhëheq këto “gjyqe publike” është një i akuzuar kur ishte ministër, sot është nën hetim jo vetëm në vendin tonë por në SHBA për 1 milion dollarë që s’dihet nga erdhën, dhe del e kërkon revolucion real.. Luli, Luli, se nuk flas për atë tjetrin, plakun e marrë që Lulin e ka një nga tespiet e veta, por edhe tespiet e plakut Sali do të shpërbehen më 30 qershor”, tha Rama.

Te fundit


Kthehu lart