Rama luajti tek filmi i tij, Mamaqi: Këta aktrojnë ditë e natë! I paguam kafet e biskotat - Gazeta Express
string(86) "rama-luajti-tek-filmi-i-tij-mamaqi-keta-aktrojne-dite-e-nate-i-paguam-kafet-e-biskotat"

Rama luajti tek filmi i tij, Mamaqi: Këta aktrojnë ditë e natë! I paguam kafet e biskotat

Gazeta Express

29/01/2020 19:00

Marrëdhënia mes aktorit Erma Mamaqi dhe kryeministrit Edi Rama nuk është më aq e afërt saç dukej nëpër skenat e filmit më të fundit të Ermalit “I love Tropoja”. I ftuar në emisionin “Treshat”, aktori dhe komediani ka lënë të nënkuptohet se marrëdhënia mes tyre mudn të jetë ftohur.

I pyetur nga moderatorja Bora Zemani, se sa aktor i mirë ishte kryeministri në filmin e tij, Mamaqi nuk nguroi të shtonte se Rama ishte përshtatur mjaft mirë, pasi politikanët aktrojnë ditën dhe natën.

Lexo Edhe:

Biseda në studio

Bora: Ishte i mirë si aktor

Ermali: Po,po shumë i mirë….këta politikanët janë aktorë shumë të mirë.

Bora: E kanë në përditshmë aktrimin ee…

Ermali: Ditën dhe natën…

Bora: Po mirë, a u pagua Rama?

Ermali: Jo, ka ardh falas, i shkreti

Bora: Mirë, po këto gjërat e vogla….naftën , dietat, hoteli të ngrënë të pirë të paktën ja hoqi…

Ermali: Po, po biles kafet biskotat, ç’a hëngri ja pagujtëm…/dosja