Rama lajmëron aminsti fiskale: Qytetarë e emigrantë të mos i mbajnë paratë nën jastëk - Gazeta Express
string(84) "rama-lajmeron-aminsti-fiskale-qytetare-e-emigrante-te-mos-i-mbajne-parate-nen-jastek"

Rama lajmëron aminsti fiskale: Qytetarë e emigrantë të mos i mbajnë paratë nën jastëk

Gazeta Express

29/02/2020 14:20

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se qeveria po bëhet gati që në një kohë të caktuar të bëjë një amnisti fiskale për qytetarët.

Rama: Do deklarojmë një amnisti të kufizuar që të futen paratë në banka dhe t’i deklarojnë. Jo një apo dy organizata të ngrihen, por s’mund të lemë më emigrantët shqiptarë që të mbajnë para andej me një mijë vështirësi. Nuk mund të tmerrohen ata për të blerë një shtëpi këtu se i kërkojnë dhjetra dokumente. Të gjithë ata që nuk i kanë partatë me drogë, terrorizëm, pristitucion, etj., janë të mirëpritur të deklarojnë pasurinë e tyre brenda një periudhe që do ta caktojmë. Nga kjo janë të përjashtuar ata që janë subjekte të ligjit për deklarimin e pasurisë, prokurorë, politikanë, gjykatës, trafikantë, etj

Lexo Edhe:

Gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS-së, kryeministri deklaroi se ka plot qytetarë e emigrantë shqiptarë që paratë i mbajnë “nën jastëk”, por që shumë shpejt do të kenë mundësinë që t’i deklarojnë paratë e pasuritë nën aministinë fiskale që pritet të bëjë qeveria. Rama tha se do të ketë një afat kohor të kufizuar, por se kur dhe sa do të jetë koha, kryeministri nuk dha detaje.

Rama: Ata që nuk i kanë paratë përmes krimit, ose janë politikanë, gjykatës, prokurorë dhe subjekte do japin llogari nga unë i pari për çdo gjë që kemi. Pastaj secili t’i dalë për zot. Nuk ka më aty PS, PD, aty ka ose ndershmëri, ose te vendi. Të tjerët duhet t’i sjellin paratë në Shqipëri dhe t’i fusin në bankë me një interes minimal. Besoj se kjo do të na japë mundësinë ta shtyjmë ekonominë edhe më shumë. Kur kalon afati kush nuk i ka deklaruara do japin llogari