Rama: Jemi për lista të hapura, por e bëjnë të pamundur krijimin e koalicioneve parazgjedhore - Gazeta Express
string(91) "rama-jemi-per-lista-te-hapura-por-e-bejne-te-pamundur-krijimin-e-koalicioneve-parazgjedhore"

Rama: Jemi për lista të hapura, por e bëjnë të pamundur krijimin e koalicioneve parazgjedhore

Gazeta Express

10/07/2020 14:26

Gjatë një konference për mediat, kryeministri Edi Rama u shpreh se Partia Socialiste ka vendosur që të mbështesë Listat e Hapura që janë kërkuar me ngulm nga opozita në Kuvend.

Sipas Ramës Hapja e Listave nuk ka qenë kurrë një tabu për Partinë Socialiste dhe se kjo do të arrihet në dy faza.

Lexo Edhe:

“Kemi vendosur që të mbështesim si PS një hapje të listave dhe t’i japim mundësi çdo zgjedhësi të zgjedh subjektin politik dhe të shpreh preferencën e tij për deputetin e përfshirë në listën e subjektit politik. Është një vendim që reflekton bindje që hapja e listave përkon me dëshirën e një mase shumë të madhe të qytetarëve që shkon përtej një shumice dhe pakice qeverisëse.

Siç e tha edhe Taulanti, përtej asaj që do të ishte zgjidhja më e thjeshtë dhe në pamje të parë më komode për një parti të madhe, por edhe për mua si kryetar i PS, që në këtë rast duhet tu jap të gjithëve mesazhin se asnjëherë nuk ka qenë prioriteti im hapja e listave.

Por që PS të reflektojë shoqërinë dhe interesat. E di shumë mirë se ka një segëllti e përpjekje që kjo gjë të trajtohet si një shkelje marrëveshje se 5 qershorit, por fakti është se është më mirë duke shkelur edhe mbi veten. Ambicia jonë që përkon me nevojat e publikut dhe me interesin e vendit ka qenë depolitizimi i administratës zgjedhore. Një vendim ky që nuk ka ndodhur.

Sepse e kundërshtonte PD. Deri në fund edhe grupi që ajo përfaqëson. Të lehtësonim nga aq sa mundeshim barrën e frikës së paragjykimeve vendosëm të bëjmë një ndryshim, që është ndryshimi më i madh i mundshme i një force që ka shumicën dhe që shkel mbi veten në këtë rast. Kam thënë se ky proces do jetë me dy shkallë. Ku Hajdari dhe të gjithë ata që mbrojnë një ndryshim të sistemit kërkonin me ngulm që të nisnim nga sistemi dhe hapja e listave. Dhe nuk hynin në proces”, tha Rama.

Por duket se hapja e listave ka një kusht për kryeministrin Rama, ndalimin e koalicioneve zgjedhore.

“Patjetër që listat e hapura e bëjnë të pamundur formulën aktuale të koalicioneve sepse i bie që të kemi në një fletë votimi, llogariteni aritmetikisht 40 parti këtej dhe 40 andej, nga 35 kandidatë secili në Tiranë, një fletë votimi që do të ishte një qilim nga Universiteti deri te Monumenti i Skënderbeut. Kjo nuk do të thotë që kemi tendencë apo qëllim që të pengojmë subjektet të bëjnë marrëveshje mes tyre dhe të kenë një subjekt unikal, është çështje e tyre.

Të gjitha vendet europiane, kemi Holandën që ndalon kategorikisht çdo formë koalicioni, kemi shumë vende ku subjektet bashkohen në një listë dhe nuk kemi asnjë vend përveç vetes sonë ku një mullar i madh me parti, ku shumicën se ka dëgjuar askush në jetën e vet, futen në një tren të madh, përfitojnë nga buxheti i shtetit dhe bëjnë që qytetari të votojë për njërin dhe votën ta marrë tjetri”, u shpreh Rama.