Rama: Italia do na ndihmojë me njerëz në terren në luftën kundër “KÇK-së” - Gazeta Express
string(70) "rama-italia-do-na-ndihmoje-me-njerez-ne-terren-ne-luften-kunder-kck-se"

Rama: Italia do na ndihmojë me njerëz në terren në luftën kundër “KÇK-së”

Gazeta Express

11/12/2019 15:39

Në një konferencë për shtyp mes tij dhe Ministrit të Jashtëm Italian Luigi Di Maio, kryeministri Edi Rama u shpreh se Italia fqinje do ta ndihmojë Shqipërinë jo vetëm për tërmetin, por edhe për luftën kundër “KÇK-së”.

Rama tha se Italia do të mbështesë jo vetëm me asistencë teknike por edhe në njerëz në terren, përpjekjen e qeverisë për të luftuar kriminelët dhe anëtarët e ‘organizatës’ që kreu i qeverisë i cilëson si ‘Kap Ça të Kapësh’.

Lexo Edhe:

“Me ministrin kemi diskutuar dhe legjislacionin e ri kundër KCK-së dhe njësinë speciale kundër korrupsionit. Ministri më ka konfirmuar gadishmërinë e Italisë për të mbështetur jo thjesht me asistencë teknike por dhe njerëz në terren, bashkëpunim konkret”