Rama: Identifikimi elektronik i pamundur në zgjedhjet e ardhshme, PD do zgjedhë nënkryetarin e KQZ - Gazeta Express
string(96) "rama-identifikimi-elektronik-i-pamundur-ne-zgjedhjet-e-ardhshme-pd-do-zgjedhe-nenkryetarin-e-kqz"

Rama: Identifikimi elektronik i pamundur në zgjedhjet e ardhshme, PD do zgjedhë nënkryetarin e KQZ

Gazeta Express

04/06/2020 21:47

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar mënyrën se si do të funksionojë implementimi i sistemit biometrik të identifikimit, për të cilin palët kanë rënë dakord.

Duke folur për mekanizimin se si do të kryhet procesi, kryeministri tha tashmë PD do të ketë në KQZ nënkryetarin që do të ndjekë procesin, ndonëse më herët ishte shprehur pesimist që koha do të mjaftonte për ta përfunduar këtë proces.

Lexo Edhe:

Kryeministri Edi Rama thotë se mazhoranca ka pranuar identifikimin elektronik të votuesve, por sipas tij, objektivisht dhe teknikisht kjo është e pamundur për zgjedhjet e ardhshme.

“Nga pikpëpamja e gjithë përgatitjes së procesit, e tenderit, kontratës së implementimit është KQZ që do ta bëjë. Dhe PD është e mirëpritur që të gjejë në vend, një person, le të gjejë me të politizuarin që ekziston, nënkryetar me mandat strikt për ta ndjekur procesin nga A tek ZH, që nesër mos të kemi avazin e vjetër u sabotua këtu u sabotua atje, tenderi këtej.

Ky do të jetë një zv.kryetar i KQZ që ka këtë mandat bashkë me një ekspert të vënë në dispozicion nga partnerët .

U bë teknologjia malet më të larta shkojmë me teknologji, nuk u bë teknologjia nuk dëgjojmë më bërr bërr se si u sabotua”, tha Rama.