Rama i quan sërish mediat skandaloze, gazetari Mema: Nuk jemi për të përcjellë zërin e qeverisë - Gazeta Express
string(93) "rama-i-quan-serish-mediat-skandaloze-gazetari-mema-nuk-jemi-per-te-percjelle-zerin-e-qeverise"

Gazeta Express

01/12/2019 17:04

Rama i quan sërish mediat skandaloze, gazetari Mema: Nuk jemi për të përcjellë zërin e qeverisë

Gazeta Express

01/12/2019 17:04

Gjatë mbledhje se Komitetit të Rindërtimit, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, kreu i qeverisë Edi Rama sulmoi sërish mediat duke i quajtur skandaloze për raportimet në lidhje me ngjarjet e fundit.

Por në këtë tryezë Rama hasin në replikën e gazetarit Marin Mema, i cili i kërkoi të mos e etiketojë komunitetin e medias në këtë mënyrë.

Lexo Edhe:

“Media nuk është për të rritur besueshmërinë e qeverisë, por për të sjellë zërin e qytetarëve. Sigurisht që ka problematika, por kjo nuk do të thotë se duhet të përfshihen të gjitha në një”, tha Mema.

Rama: T’i duhet të jesh më tolerant me mendimin e të tjerëve. Media është vërtet skandaloze sepse ka sjellë panik në popull. Por t’i nuk je këtu si përfaqësues i medias, por ndër personat që janë marrë me kontributet për tërmetin.

Replikat:

Edi Rama: Mediat po bëjnë një hata. Po e fusin goditjen e njerëzve në një rrugë pa krye. Thonë sikur të gjitha godinat po bien dhe vazhdojnë. Shkalla e rrezikut është e kontrollueshme. Pjesa dërrmuese në Tiranë dhe Durrës janë ok. Janë të sigurta, por tek ai 1% duhet të shohim. Duhet një dopio vulë. Ne kemi një perandori nga mbrapa atë të perëndimit dhe se çfarë ka mbetur nga lindja.

Marin Mema: Media nuk është macja e zezë e kësaj historie. Po e kërkojmë fajin tek media. Media nuk është skandaloze, apo të etiketohet me përkufizime të tjera që më duken absurde, siç do sektor tjetër ka problem, por nuk do të thotë që ta anatemojmë. Nuk është për të sjellë zërin e qeverisë, por zërin e qytetarëve.

Edi Rama: Pak më tolerant me mendime e të tjerëve. Media është skandaloze dhe nuk ka diskutim. Këtu bëhet fjalë për një popull të tmerruar dhe ka një mijë mënyra dhe kënde për ta vënë kamerën dhe nëse ke sensibilitetin e momentin, është që njerëzit duhet ë fillojnë të marrin frymë.

Mos u shqetëso për kategorinë se kategoria jo te do të mbijetojë pavarësisht se çfarë them unë, por është skandaloze e përsëris. Sigurisht nuk janë të gjithë njësoj. Në këtë fazë në këto ditë, media është skandaloze, kriminale sepse këtu bëhet fjalë për ekuilibra psikologjikë të njerëzve. Kanë ikur njerëz me mijëra nga Tirane Durrësi, pse kanë ikur?

Me ato gënjeshtra e sharlatanizma që më shohin sytë, unë e kam mbyll punën me ekranet, por marr raportet, dhe njerëzit thonë unë po iki se ka ardhur fundi i botës. Po nuk është e vërtetë që godinat janë të gjitha duke rënë. U bë nami për spitalin, kjo është kriminale. Po bie spitali i Durrësit, ai kishte vetëm një krisje.

Po flasim për një moment ku një gjë e vogël e ndanë të gjithë dhe një shkëndijë mund të krijojë një bombë demografike, ti shohësh njerëzit në port. Ça duhet ët bëjë media më shumë, të nxjerri pushkën?