Rama i publikon video- montazh Neritan Cekës: Ju vraftë Zoti e ju qërrofshin sytë nëse votoni!


Gazeta Express
25 Qershor 2019 23:09

Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar një video- montazh në rrjetet sociale ku sulmon ish politikanin Neritan Ceka, i cili disa ditë më parë bëri mjaft bujë me deklaratat e tij gjatë një emisioni televiziv, nga ku mallkoi të gjithë ata që do të shkojnë dhe votojnë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Por nëse Neritan Ceka e bëri një tërheqje nga deklaratat e tij, Rama në video- montazhin e publikuar ia ka “çuar” mallkimet qytetarëve edhe më afër përmes kësaj videoje:

“(Zëri në këtë video është i intelektualit, profesorit, ambasadorit, komentatorit dhe faktorit N.C),”- shkruan Rama krahas videos ku dëgjohet fjalimi i mallkimeve të Cekës.

Te fundit


Kthehu lart