Rama hodhi një “lumë” akuzash në parlament për Metën, por ja çfarë bën Presidenti


Gazeta Express
13 Qershor 2019 13:08

Nga foltorja e Kuvendit, Edi Rama u shpreh se pasi anuloi zgjedhjet e 30 qershorit, Ilir Meta nuk e meriton më të jetë në karrigen e Presidentit.

Por pas akuzave të Ramës, Meta vijon konsultimet me partitë politike.

Në një njoftim të bërë nga zyra e Presidencës, thuhet se Kreu i Shtetit në orën 12:45 do të takohet me kreun e partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhimën.

Kreu i Shtetit më herët është takuar me të ngarkuarën me punë e SHBA-ve, Leyla Moses-Ones.

Po sot Presidenti Ilir Meta ka njoftuar një konferencë për shtyp në orën 17:00.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart