Rama hap pakon e ushqimeve që marrin qytetarët, ja çfarë përmban - Gazeta Express
string(63) "rama-hap-pakon-e-ushqimeve-qe-marrin-qytetaret-ja-cfare-permban"

Gazeta Express

03/04/2020 18:15

Rama hap pakon e ushqimeve që marrin qytetarët, ja çfarë përmban

Gazeta Express

03/04/2020 18:15

Kryeministri Rama ka treguar se çfarë përmbajnë pakot e ushqimeve që po ndahen nga qeveria në këto kohë të koronavirusit.

Kreu I qeverisë ka deklaruar se pakot e ushqimeve deri para pak kohësh nuk kanq qenë të standardizuara ashtu siç janë ato në rezervat e shtetit, teksa në fillim, ndihma sipas tij ka shkuar tek të gjitha ato familje që jetojnë në çadër për shkak të tërmetit të nëntorit.

Lexo Edhe:

Por se çfarë përmban pako, e ka treguar Rama:

“Pakoja përmban, 4 kg makarona, 5 kg oriz, 2 litra vaj, 2 kg sheqer, 1 kg kripë, salcë, 4 kg fasule, 25 kg miell për një muaj, detergjent dhe 5 copë sapunë dhe është për dy javë dhe jo për deri në fund dhe jo për të larë gojën. Kjo pako deri përpara dje dhe pardje se kam humbur numërimin e ditëve, ka shkuar në familjet që jetojnë në çadër. Ka pasur pako edhe shese patjetër, nuk kanë të gjitha bashkitë pako, sikur i kanë rezervat e shtetit, kutitë të gjitha të organizuara. Nëse këto ju duken të pamjaftueshme për të mbajtur frymën gjallë atëherë ose nuk i keni sytë gati për të parë të vërtetën dhe realitetin ose pastaj gabimisht mendoni se kjo është një kohë për të ngrënë dhe për të pirë e për të cuar mesazhe, por nuk është kështu” tha Rama.

Fotoja e publikuar nga raport tv