Kur kanë mbetur vetëm pak orë deri në përfundimin e afatit për regjistrimin e listave të partive apo koalicioneve garuese në zgjedhjet e 25 Prillit, kryeministri Rama ka kthyer sytë nga njerëzit që kanë fituar reputacion gjatë periudhës së Pandemisë.
Një ndër to, që Rama mendon se mund t’i sjellë vota është pikërisht Drejtoresha e Infektivit, Najada Çomo, e cila është ftuar nga kreu i qeverisë për të qenë pjesë e listës së socialistëve në këto zgjedhje.
Çomo është drejtoresha e Spitalit Infektiv dhe një nga personat që janë rreshtuar që në ditën e parë të pandemisë në vijën e parë të betejës me Covid.