Rama flet për luftë ndaj korrupsionit… studentët që spiunojnë dhe sjellin prova të abuzimeve do të marrin bursa


Gazeta Express
17 Shtator 2019 14:49

Kryeministri Edi Rama ka shkruar një postim të çuditshëm këtë të martë në rrjetin social, nga ku njofton se ka ardhur koha për ta përshkallëzuar luftën ndaj korrupsionit dhe për këtë duket se kreu i qeverisë kërkon edhe ndihmën e qytetarëve.

Rama madje shkruan se një ide në diskutime është se ai student që denoncon apo spiunon me prova, do të ketë zero tarifë shkollore dhe do të përfitojë bursë 1 vjeçare. Rama thotë se qeveria po punon për një program të denoncimit të korrupsionit dhe mesa duket ideja e parë është ajo e një fenomeni mëse të njohur 30 vjet më parë nën komunizëm.

Koha për një përshkallëzim të ri kundër korrupsionit! Po punojmë për një program nxitjeje kundër heshtjes dhe denoncimit me provë abuzuesit. Një ide në diskutim është:Çdo student denoncues që sjell provë për presion korruptiv nga kushdoqoftë,zeron tarifën e merr bursë njëvjeçare!

Te fundit


Kthehu lart