Rama flet me superlativa për negociatat: Shtohen vendet që na japin “PO”-në


Gazeta Express
16 Tetor 2019 14:19

Kryeministri Edi Rama jep një mesazh lidhur me vendimin e 18 tetorit për çeljen e negociatave, teksa bashkë me homologun maqedonas janë nisur drejt Brukselit.

Rama thotë se sot kancelarja gjermane dhe Presidenti i Francës do të takohen në Tuluzë në kuadër të samitit franko-gjerman të dy qeverive dhe tema do të jetë edhe vendimmarrja e Këshillit të Europës ku do të mbahet qëndrimi përfundimtar për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut.

Megjithatë ai konstaton se po bëhet maksimumi që të merret Po-ja e merituar.

“Me realizëm po gjykoj se po bëhet maksimumi për të marrë Po-në e merituar. Më e mbështetur se sot Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë në këtë proces. Edhe Franca e njeh progresin e bërë, e cila kërkon sot shumë më tepër nga BE se sa nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.  

Tani po nisem në Bruksel sëbashku me kryeministrin Zaev për të takuar kryeministrat e qeverive socialiste dhe progresiste të BE-së në një format të krijuar enkas nga Partisë Socialiste Europiane për të pasur sa më shumë aleatë në tryezën e mbrëmjes së pasnesërme”, thotë Rama

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart