Rama e quajti shpifje lajmin se policët po detyrohen të japin lekë për tërmetin, por faktet flasin vetë - Gazeta Express
string(102) "rama-e-quajti-shpifje-lajmin-se-policet-po-detyrohen-te-japin-leke-per-termetin-por-faktet-flasin-vete"

Gazeta Express

06/12/2019 14:36

Rama e quajti shpifje lajmin se policët po detyrohen të japin lekë për tërmetin, por faktet flasin vetë

Gazeta Express

06/12/2019 14:36

Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk ka detyruar asnjë punonjës të shtetit që të japë lekë për tragjedinë e tërmetit.

Sipas tij gjithçka ka qenë vullnetare.

Lexo Edhe:

Por një dokument i dalë nga drejtoria e policisë së Shkodrës nxjerr blof kreun e qeverisë.

“E refuzoj komplet atë shpifjen tjetër që medemek ne paskemi detyruar të gjithë punonjësit të japin lekë nga rroga se nuk kemi lekë për rindërtimin. Është e pavërtetë. Asgjë nuk është bërë në mënyrë detyruese, të gjithë kanë qenë të ftuar të japin kontribut vullnetar. Ne vetë i dedikuam rrogën e nëntorit këtij procesi, kryetarët e bashkive bënë të njëjtën gjë, punonjësit jo të gjithë kanë kontribuar dhe nuk ka problem. Nuk ka asgjë me detyrim në këtë proces.

Por askush nuk duhet të dedikojë fond nga institucione buxhetore apo jo buxhetore, nga institucione publike të krijuar me ligj të posaçëm, nga institucione të qeverisjes vendore, njësi të fondeve speciale, ndërmarrje e shoqëri tregtare me kapital mbi 50%  shtetëror në varësi të institucioneve qendrore dhe qeverisjes vendore për Vitin e Ri, për darka e për valle” tha sot Rama.

Por dokumenti i firmosur nga drejtori i policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj, urdhërohen oficerë me grada të ndryshme për kontribute të ndryshme duke nisur nga 2000-5000 lekë.