Rama: Dr. Alush Gashi s'ishte vetëm profesor, mjek e politikan, ai ishte shpirt i mirë, mik i sinqertë dhe frymëzim për shumë prej nesh - Gazeta Express
string(129) "rama-dr-alush-gashi-sishte-vetem-profesor-mjek-e-politikan-ai-ishte-shpirt-i-mire-mik-i-sinqerte-dhe-frymezim-per-shume-prej-nesh"

Lajme

Gazeta Express

15/05/2026 15:14

Rama: Dr. Alush Gashi s’ishte vetëm profesor, mjek e politikan, ai ishte shpirt i mirë, mik i sinqertë dhe frymëzim për shumë prej nesh

Lajme

Gazeta Express

15/05/2026 15:14

Kreu i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka reaguar pas vdekjes së Alush Gashit. Ai ka publikuar një fotografi me të ndjerin, duke thënë se do të mbetet kujtim i një njeriu të rrallë, të ngrotë, të urtë dhe plotë dashuri.

“Dr. Alush Gashi nuk ishte vetëm profesor, mjek e politikan; ai ishte shpirt i mirë, mik i sinqertë dhe frymëzim për shumë prej nesh”, ka shkruar Rama.

Postimi i plotë

Me zemër të thyer mora lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Alush Gashit.

Kjo fotografi do të mbetet përherë kujtim i një njeriu të rrallë, të ngrohtë, të urtë dhe plot dashuri për njerëzit e vendin e tij.

Dr. Alush Gashi nuk ishte vetëm profesor, mjek e politikan; ai ishte shpirt i mirë, mik i sinqertë dhe frymëzim për shumë prej nesh.

Do të më mungojë buzëqeshja e tij, urtësia dhe përqafimi i ngrohtë që e karakterizonte gjithmonë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë atyre që e deshën.

Qoftë i paharruar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement