Rama: Do ketë subvencion (jo 100%) nga shteti për ata që jetojnë përmes qirasë - Gazeta Express
string(74) "rama-do-kete-subvencion-jo-100-nga-shteti-per-ata-qe-jetojne-permes-qirase"

Rama: Do ketë subvencion (jo 100%) nga shteti për ata që jetojnë përmes qirasë

Gazeta Express

03/04/2020 18:04

Kreu i qeverisë Edi Rama ka deklaruar se familjet që jetojnë me qira do të marrin nga shteti një subvencionim, por jo në masën 100% të saj. Në kushtet kur qeveria ka përcjellë me një akt normativ mospagimin e qirasë për qytetarët (të mbetur pa punë për shkak të koronavirusit), bizneset e vogla apo studentët, do të bëhet dhe një përpjekje sipas kryeministrit, që të ndihmohen dhe ata që jetojnë pikërisht me qiranë që nuk do të marrin për muajin prill dhe maj.

“Akti normativ dhe Tatimet do të detajojnë dhe udhëzojnë gjëra të ndryshme. Nuk po u themi atyre që jetojnë me atë qira që do rrini pa bukë. Individët të cilët jetojnë me qiranë e një mjedisi qe e ka në pronësi dhe nuk kanë të ardhura të tjera absolutisht  që do të jemi ne qe do i mbështesim për këtë periudhë. Do i mbështesim me një subvencioni ashtu si bizneset e vogla qe nuk do e paguajnë qiranë. As këto familje nuk do i lëmë vetëm, nuk do të thotë të japim të gjithë qiranë, por një pjesë të saj sipas kalkulimeve që do të bëhen mirë.”, tha Rama./EXPRESS

Lexo Edhe: