Rama bën “autokritikë”: Niveli i shërbimit tonë për qytetarët nuk na nderon fare!


Gazeta Express
23 Korrik 2019 17:18

Në Asamblenë Kombëtare të PS-së, kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën duke bërë një “autokritikë” të gjatë, nga e cila ka deklaruar se niveli i shërbimit të qeverisë e pushtetit vendor ndaj qytetarve, nuk e nderon fare PS-në.

Rama i ka kërkuar socialistëve që të ulen në tokë pas 30 qershorit, pasi sipas tij tashmë qytetarët nuk kanë asnjë borxh e asnjë arsye për t’i falur politikës gabimet.

Rama: Ne nuk është se fituam një betejë zgjedhorëe të rradhës, por Shqipëria, qytetaria shqiptare fitoi besoj përgjithmonë luftën për zgjedhjet… sepse Shqipëria nuk duhet të shohë më djegie mandatesh, nuk do të shoë më molotovë dhe djegie të zgjedhjeve. Ata që e guxuan dhe e ndërmorën këtë aventurë, e pësuan jo vetëm për vete por edhe për të gjithë ata të tjerë që vijnë pas dhe besoj përgjithmonë. Për ne është e rëndësishme që ta besojmë deri në fund dhe ta ngulisim në mendje, se ne nuk fituam ngaqë kemi bërë vetëm punë shumë të mira. Nuk fituam as sepse kemi bërë aqsa mjafton, se ne nuk kemi bërë vetëm të mira, por edhe punë që më mirë të mos i kishim bërë fare, sepse kemi bërë gabim, madje ndonjë e kemi bërë dhe keq.

Energjitë që kemi investuar deri këtu nuk mjaftojmë më pas 30 qershorit. Rendimenti ynë qeverisës nuk mjafton aspak pas 30 qershorit dhe sidomos niveli i shërbimit, jo nuk mjafton por nuk na nderon, fare! Duhet të na shqetësojë shumë fare, të gjithëve. Kjo është gjëja që ne duhet ta kuptojmë thellësisht, dhe nëse nuk e kuptojmë, aq më shpejt njerëzxit pas 30 qershorit do të humbasin durimin me ne dhe janë shumë më pak të prirur t’i mirëkuptojnë gabimet tona. Sdo kenë asnjë gadishmëri për të na falur kusuret, që na janë falur për hir të vërtetës deri në 30 qershor. Ne kemi vetëm një meritë në fitoren historike të shtetit dhe qytetarëve, kemi meritëm që më 30 qershor qëndruam në anën e duhur të historisë. Kjo meritë është padiskutim një shprehje e natrsghme e asaj që ka qenë, është dhe duhet të jetë PS.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart