Rama bëhet “filozof”, flet për protestën e opozitës me fjalët e gjeneralit të madh


Gazeta Express
8 Korrik 2019 22:54

Këtë të hënë kryeministri Edi Rama dukshëm ka patur një “dell” filozofie e shprehjesh filozofike, pasi sërish ka përdorur një të tillë për protestën e opozitës.

Në orët e pasdites para se parlamenti të votonte shkarkimin e Metës, Rama përdori një shprehje të Napoleon Bonapartit, ndërsa këtë mbrëmje në mbyllje të protestës së opozitës, kryeministri ka shkruar në rrjetin social një shprehje të gjeneralit kinez Sun Tzu.

Ja çfarë thotë Rama për protestën e opozitës:

Fituesit fillimisht fitojnë, pastaj nisen në betejë. Ndërsa humbësit nisen njëherë dhe më pas rreken të fitojnë.

Sun Tzu

Te fundit


Kthehu lart