Rama apel lokaleve: "Ju përgjërohem mos u mbysni në lugën e konspiracionit. Do merrni fatura marramendëse financiare" - Gazeta Express
string(113) "rama-apel-lokaleve-ju-pergjerohem-mos-u-mbysni-ne-lugen-e-konspiracionit-do-merrni-fatura-marramendese-financiare"

Gazeta Express

22/10/2020 12:23

Rama apel lokaleve: “Ju përgjërohem mos u mbysni në lugën e konspiracionit. Do merrni fatura marramendëse financiare”

Gazeta Express

22/10/2020 12:23

Kryeministri Edi Rama në pritjen e 60 respiratorëve të rinj që iu shtuan sistemit shëndetësor falë NATO e SHBA, u bëri apel qytetarëve që të jenë të përgjegjshëm në luftën ndaj covid, ndërsa një thirrje të veçantë e ati ndaj pronarëve të restoranteve dhe lokaleve.

Ai tha se kjo mund të ketë pasoja shumë të rënda deri në mbylljen e tyre dhe gjobave, në rast mos zbatimi të rregullave.

Lexo Edhe:

Dua të rikthehem aty ku e nisëm, në luftën më covid, dua t’ju lutem qytetarëve të mos e bëjnë këtë luftë më të vështirë, ju lutem e përgjërohem atyre që nuk e besojnë se sa e vështirë është kjo betejë, që mbyten në lugën e konspiracionit dhe thashethemeve.

Atyre që kanë restorante, bare të mos e përqeshin rrezikun të mos e sfidojnë shtetin dhe mirëkuptimin tonë e ta marrin si dobësi. Të mos vënë në rrezik njerëzit. ka protokollë ku janë të përcaktuara rregullat. Nuk është e vështirë për ne të sulim policinë, por a është kjo ajo që duam?

A duan të kontribojnë në mbylljen e lokali, të marrin goditje marramendese financiare , për shfrytëzimin e ca metrave katror më shumë për ca lekë më shumë”, tha Rama.