Ralf Gjoni: Nuk jam këtu për një rrogë të qelbur, emri im nuk do keqpërdoret nga rrugeçët


Gazeta Express
21 Mars 2019 10:08

Deputeti i ri i LSI Ralf Gjoni u sulmua pak minuta më parë nga një person ende i paidentifikuar i cili i hodhi bojë të kuqe në fytyrë. Ditën e sotme ai bën betimin para parlamentit.

Ndërkohë në një prononcim për mediat Gjoni u përgjigj

‘Duke dalë nga shtëpia tek dera e pallatit, kisha edhe vajzën lart me mamanë, një djalë po priste tek kafja ngjitur me derën e shtëpisë dhe çohet në këmbë më afrohet dhe më hedh bojë me anë të një shiringe. 

Nuk e prita dhe më frikësoi në fillim se ishte e papritur por dua të them që AI dhe AJO që e ka përsëritur këtë lloj sjellje rrugaçërie duhet ta dinë që unë këtu dhe kam ardhur për tu betuar dhe nuk frikësohem për asnjë moment për këtë lloj destabilizimi që po përpiqen të mbjellin në vendin tonë. 

Policia po bën verifikime. Nuk kam ardhur këtu të marr një rrogë të qelbur shteti. Jam dhe shtetas i huaj dhe shqiptar.Nuk do lejoj kurrë që emri im të përdoret nga disa rrugeçër. Mendoni se vij këtu t’i bëj fresk qeverisë…? Do flasim pas betimit.’ -është shprehur deputeti i sulmuar.

U dalluan në fytyrën e tij shenjat e kimikatit të hedhur me shiringë nga personi që e sulmoi pak minuta më parë. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart