Rakitici do të mbetet në Barcelonë


Gazeta Express
22 Gusht 2019 13:15

Ivan Rakitic nuk do të largohet nga Camp Nou këtë verë. Këtë lajm e ka pasur të qartë ekipi i kroatit gjatë gjithë verës, pavarësisht interesimit të klubeve të tjera për futbollit, pasi që ai ka insistuar se dëshiron të qëndrojë në Barcelonë.

Juventusi është skuadra e fundit që e provoi fatin me mesfushorin kroat këtë javë, mirëpo Barcelona reagoi menjëherë duke e refuzuar ofertën, transmeton Gazeta Express.

Rakitici nuk është në shitje sepse, në mes të tjerash, ai nuk dëshiron ta largohet nga Barcelona para se t’i përfundonte kontrata, në vitin 2021.

Përgjigja negative që Juventusi e mori kur trokiti në derën e Rakiticit ishte e njëjtë me atë që iu dha edhe Paris Saint-Germainit dhe Manchester Unitedit gjatë këtij afati kalimtar të verës, sipas Marca.

Kontributi

Për trajnerin Ernesto Valverde, Rakitici është një lojtar i rëndësishëm dhe pjesë kyçe e mesfushës së tij. Ai luajti në 54 ndeshje gjatë sezonit 2018/19. Ai ishte njëri ndër lojtarët me më së shumti paraqitje në skuadrën e Barcelonës.

Por, Rakiticit iu dha pushim në ndeshjen hapëse kundër Athletic Bilbaos në këtë sezon të La Ligës dhe katalonasit pësuan disfatë. Ai hyri në lojë në pjesën e dytë të ndeshjes dhe ndikimi i tij ishte i dukshëm; ai e fitoi topin dhe Barcelona u bë më dominuese. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart