Rakitic: Ndihem i mërzitur në Barca


Gazeta Express
12 Nëntor 2019 23:43

Ivan Rakitic ka vënë në alarm të kuq klubet e Serie A pasi që ka thënë se ai ndihet i “mërzitur” në Barcelonë

Rakitic ka dështuar që të jetë startues në mesfushë këtë sezon, por kroati e ka bërë të qartë që ai nuk do të pranojë më që të luajë rol periferik në Camp Nou.

“Si mund të argëtohem? Duke luajtur futboll”, ka thënë 31 vjeçar Movistar+.

“Sikurse kam thënë gjithmonë, se si do të ndihet vajza e ime kur unë do ia largoja një lodër nga dora? E mërzitur!”.

“Njëjtë ndihem edhe unë. (Barca) e ka marrë topin nga unë dhe unë jam i mërzitur për këtë”.

“E kuptoj dhe e respektoj vendimin e trajnerit, klubit apo dikujt tjetër, por mendoj se kam dhënë shumë për këtë klub gjatë këtyre pesë viteve”.

Interi është njëra prej skuadrave italiane që ka shprehur interesim të fuqishëm për kroatin, edhe pse Milan është një skuadër tjetër që po e dëshiron atë në skuadër.

Juve, në anën tjetër, është raportuar se ka bërë një lëvizje të vonë në verë për lojtarin por mund të shprehet prapë në janar. /GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart