Mesfushori kroat është i pakënaqur në Camp Nou për shkak të hapësirave të reduktuara për të luajtur këtë sezon me Barcelonën
Ivan Rakitic duket i vendosur për t’u larguar nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit.
Mesfushori kroat është i pakënaqur me hapësirat që po i ofrohen këtë sezon në Camp Nou.
Sipas mediumit italian “Calciomercato”, përfaqësuesi kroat e ka bërë të qartë se e preferon transferimin në Juventus gjatë janarit, përcjell Gazeta Express.
“Bianconeri” ishin të interesuar për nënkampionin botëror me Kroacinë që nga vera e kaluar.
Gjithashtu, interesim për ish-futbollistin e Sevillës ka shfaqur edhe Interi.
Prandaj, muajin e ardhshëm do të ketë një garë të ashpër në mes të dy gjigantëve italianë për Rakiticin.
Nga ana e saj, Barcelona duket e vendosur për ta mbajtur lojtarin, duke e pasur parasysh sezonin e gjatë dhe të lodhshëm që e pret. /Gazeta Express/
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...