Rakiqi flet për "represion të përditshëm" ndaj serbëve, u bënë thirrje të mos votojnë - Gazeta Express
string(82) "rakiqi-flet-per-represion-te-perditshem-ndaj-serbeve-u-bene-thirrje-te-mos-votojne"

Lajme

Gazeta Express

23/04/2023 11:30

Rakiqi flet për “represion të përditshëm” ndaj serbëve, u bënë thirrje të mos votojnë

Lajme

Gazeta Express

23/04/2023 11:30

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, u ka bërë thirrje serbëve që të bojkotojnë zgjedhjet që janë duke u mbajtur në katër komunat veriore të Kosovës.

“Për shkak të çdo serbi të arrestuar padrejtësisht; për çdo gënjeshtër të thënë nga Kurti; për çdo plumb të gjuajtur ndaj fëmijëve serbë; për shkak të represionit të përditshëm që pëson populli serb; për shkak të keqtrajtimit të vazhdueshëm të serbëve nga njësitë speciale në veri; për shkak të frikës në mesin e serbëve që mbjellin politikat e Kurtit, për çdo vend të shenjtë të përdhosur serb dhe çdo monument të shkatërruar, për shkak të moszbatimit të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara!! Bojkotimin e zgjedhjeve jolegjitime dhe ilegale‼️”, ka shkruar Rakiq në Facebook.

Lexo Edhe:

Kujtojmë që Lista Serbe ka bojkotuar zgjedhjet e 213 prillit, pasi kanë kërkuar krijimin e asociacionit dhe largimin e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.