Raketa ruse godet qendrën tregtare, del video i terrorit në lulishten afër godinës - Gazeta Express
string(81) "raketa-ruse-godet-qendren-tregtare-del-video-i-terrorit-ne-lulishten-afer-godines"

Gazeta Express

28/06/2022 19:45

Raketa ruse godet qendrën tregtare, del video i terrorit në lulishten afër godinës

Gazeta Express

28/06/2022 19:45

Ishte një ditë plot diell në Kremenchuk, qytet me 220 mijë banorë dhe një nga qendrat industriale të Ukrainës, kryeqendër e rajonit të Poltavës, larg nga Donbasi pothuajse i shkatërruar nga sulmi rus, kjo zonë ishte nga të paktat ku ende ekzistonte një përditshmëri pothuajse normale.

Por gjithçka ndryshoi nga një raketë, me shumë mundësi e tipit AS-4  e ndërtuar gjatë Bashkimit Sovjetik, e cila goditi një nga qendrat tregtare të qytetit duke e shkatërruar plotësisht, dhe shkaktuar të paktën 22 viktima dhe dhjetëra persona që ende mungojnë.  

Lexo Edhe:

Pamjet ndoshta më rrëqethëse të ngjarjes, që u cilësua edhe nga liderët perëndimore të G7 si një ”krim lufte”, vijnë nga parku që ndodhej jo larg nga qendra tregtare.

Kamerat e sigurisë të parkut, përreth një liqeni artificial, tregojnë nga këndvështrime të shumta terrorin e qytetarëve që fillimisht dëgjojnë sirenat e alarmit, dhe më pas tentojnë t’i shpëtojnë goditjes, disa edhe duke u hedhur në liqen.