Rakacolli tregon pse po vonohet vaksina e Pfizer në Shqipëri - Gazeta Express
string(60) "rakacolli-tregon-pse-po-vonohet-vaksina-e-pfizer-ne-shqiperi"

Rakacolli tregon pse po vonohet vaksina e Pfizer në Shqipëri

Shqiperi

Gazeta Express

26/01/2021 21:40

E ftuar në Open Kreu i komitetit teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli u pyet pse po vonojnë vaksinat, ku u shpreh se plani i vaksinimit do vazhdojë pa probleme, ndërsa vonesa nga Pfizer është problem botëror.

“Kjo vjen për shkak të kapaciteteve të saj periudhe, sepse kërkesa është shumë e madhe dhe me plotësimin e kapaciteteve do kompensohet vonesa, dhe kështu besoj se nuk do ketë pengesa edhe për vendin tonë.

Lexo Edhe:

Vaksinimi po vazhdon ndërkohë, është e sigurt dhe doza e dyte për ata  që kanë bërë të parën. Nuk do ketë ndërprerje . Siç tha kryeministri Rama jemi në komunikim të vazhdueshëm me Pfizer, që nuk na ka thënë që nuk do e respektojmë kontratën.
Arsyeja e vonëses nuk është vetëm ne por ne te gjithë botën“, tha Rakacolli në Open.

Ndërkohë kryeministri Rama sqaroi më herët sot se: “Shqipëria realizoi një kontratë me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza. Kontrata u votua edhe në kuvend, siç e kërkoi kompania, por së fundmi ajo ka ndalur furnizimet për të gjitha vendet, një proces ky që ka futur në vështirësi veçanërisht ato shtete që nisën procesin e vaksinimit. Nga ana tjetër edhe kompania Astrazeneca e cila morri miratimin për përdorimin e vaksinës së saj ka ulur prodhimin duke hyrë në një debat me bashkimin evropian që po mendon të kufizojë eksportet e tyre për vaksinën”.