Raiola tha se De Ligt mund të largohet nga Juve, Chelsea vihet pas tij - Gazeta Express
string(69) "raiola-tha-se-de-ligt-mund-te-largohet-nga-juve-chelsea-vihet-pas-tij"

Raiola tha se De Ligt mund të largohet nga Juve, Chelsea vihet pas tij

Futboll

Gazeta Express

23/09/2021 10:41

Chelsea nuk është i kënaqur plotësisht me ekipin që e ka në dispozicion dhe dëshiron ta përmirësojë atë, posaçërisht në mbrojtje.

Kampioni i Evropës, Chelsea, ka shfaqur Interesim për mbrojtësin holandez të Juventusit, Matthijs de Ligt, sipas mediave angleze, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

De Ligt vlerësohet se kushton 120 milionë euro dhe shihet si zëvendësues i nevojshëm i Antonio Rudiger, i cili pritet të largohet në verë pas mosmarrëveshjeve me klubin për kontratë të re.

Besohet se qendërmbrojtësi holandez është i pakënaqur në Juventus dhe dëshiron të largohet.

Menaxheri i tij, Mino Raiola, tha ditë më parë se De Ligt mund të largohet nga Torino verën e ardhshme.  /Gazeta Express/