Rafet Jashari përfshihet në një përplasje, policia po e interviston - Gazeta Express
string(66) "rafet-jashari-perfshihet-ne-nje-perleshje-policia-po-e-interviston"

Rafet Jashari përfshihet në një përplasje, policia po e interviston

Lajme

Gazeta Express

11/06/2021 14:33

Një mosmarrëveshje ka ndodhur sot në Postën e Kosovës, e në të cilën ka ndërhyrë edhe Policia  e Kosovës.

Express mëson se në mosmarrëveshje ka qenë i përfshirë edhe ushtruesi i detyrës së Kryeshefit të Postës, Rafet Jashari.

Lexo Edhe:

Rastin për Express, e kanë konfirmuar edhe nga policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë për Express, se aktualisht palët e përfshira janë duke u intervistuar.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një mosmarrveshje në ndërtesën e  Postës të  Kosovës, në Prishtinë.

Lidhur me këtë ngjarje, janë duke u  intervistuar palët e përfshira dhe në koordinim me prokurorin e shtetit do të ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, ka thënë ajo për Express.

Pas shkarkimit të Xhevdet Smakiqit, Rafet Jashari do të jetë ushtrues i detyrës së kryeshefit të Postës së Kosovës.