Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka publikuar një video të politikanëve serbë teksa japi deklarata perëndimore.
Ai ka shkruar në Twitter se ”e ardhmja e Serbisë është ne perëndim”.
E me politikanët serbë, ka ironizar Rada Trajkoviq, politikane serbe në Kosovë që është këshilltare e ministrit Nenad Rashiq.
Ajo ka thënë se politikanët që ishin “roje të urës anti-NATO”, tash janë “adhurues të perëndimit”.
Kjo sipas saj është meritë e diplomacisë së Hillit.
“Dikush mund të mos pajtohet me metodat e Amb. Hila, por efektiviteti i tij nuk mund të kontestohet. Ai i ktheu ish “rojet e urës” anti-NATO dhe ekstra në videot propagandistike kineze në fansa të Amerikës dhe Perëndimit. Diplomaci vërtet efektive”, ka thënë ajo. /Gazeta Express
Neko se može ne slagati sa metodama Amb. Hila, ali mu se ne može sporiti efikasnost. Od nekadašnjih anti-NATO “čuvara mostova” i statista u kineskim propagandnim spotovima napravio je ljubitelje Amerike i Zapada. Zaista efikasna diplomatija. https://t.co/0AlYVEf2fQ
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) August 1, 2023