Ra në kontakt me korentin dhe shkoi në spital pa shenja jete, ndodh mrekullia me 4-vjeçarin në Sarandë - Gazeta Express
string(101) "ra-ne-kontakt-me-korentin-dhe-shkoi-ne-spital-pa-shenja-jete-ndodh-mrekullia-me-4-vjecarin-ne-sarande"

Shqiperi

Gazeta Express

11/08/2022 14:45

Ra në kontakt me korentin dhe shkoi në spital pa shenja jete, ndodh mrekullia me 4-vjeçarin në Sarandë

Shqiperi

Gazeta Express

11/08/2022 14:45

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 20.30 një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës.

Një 4-vjeçar me inicialet Z.O., ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa ishte duke luajtur me shokët.

Lexo Edhe:

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit. Menjëherë 4-vjeçari është shoqëruar në urgjencën e spitalit të qytetit të Sarandës, ku ka shkuar pa shenja jete, pasi kontakti me rrymën elektrike i kish shaktuar arest kardiak.

Por falë ndihmës së parë, fëmija i ka shpëtuar vdekjes dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.