Qyteza gjermane ku qiraja është vetëm 1 euro - Gazeta Express
string(44) "qyteza-gjermane-ku-qiraja-eshte-vetem-1-euro"

Lajme

Gazeta Express

16/01/2021 8:44

Qyteza gjermane ku qiraja është vetëm 1 euro

Lajme

Gazeta Express

16/01/2021 8:44

Fuggerei, është një qytezë e cila ndodhet në Gjermani dhe duket si idealja për çdo njeri i cili kërkon të nisë një jetë të re, larg zhurmës, smogut e po ashtu shpenzimeve.

Mediat vendase thonë se në këtë zonë qiratë e shtëpive nuk kanë ndryshuar që prej vitit 1521 dhe ato janë vetëm 0.88 euro. Fuggerei është një qytezë në Augsburg në Bavari, e cila ka vetëm 67 shtëpi, 142 apartamente, një kishë dhe pallatin administrativ. Fuggerei arrin 15.000 metra katrorë dhe është afër qendrës së Augsburger.

Lexo Edhe:

Referuar historisë së kësaj qyteze thuhet se ajo u ndërtua në vitin 1521 nga Jakob Fugger dhe prej asaj kohe nisi të popullohej. Jakob asokohe u bë mjaft i pasur pasi merrej me tregtinë metaleve dhe përmes marrëveshjeve ekonomike. E më pas vendosi të krijonte komunitetin.

Deri më sot Fuggerei mbetet vendi me qiranë më të ulët dhe mund të përballohet nga çdo njeri.