Qytetari nga sheshi i Prishtinës: Djali 9-vjeç e ka agjëruar krejt Ramazanin, e filloi kur ishte vetëm 8-vjeçar - Gazeta Express
string(109) "qytetari-nga-sheshi-i-prishtines-djali-9-vjec-e-ka-agjeruar-krejt-ramazanin-e-filloi-kur-ishte-vetem-8-vjecar"

Qytetari nga sheshi i Prishtinës: Djali 9-vjeç e ka agjëruar krejt Ramazanin, e filloi kur ishte vetëm 8-vjeçar

Lajme

Gazeta Express

13/05/2021 7:23

Besimtarët myslimanë festojnë sot festën e Fitër Bajramit, raporton Gazeta Express.

Derisa në institucionet shtetërore është ditë feste, disa qytetarë janë parë në shesh të Prishtinës duke shkuar në punë.

Lexo Edhe:

Njëri nga qytetarët që ishte duke shkuar në punë ka folur për emisionin #gjesi duke bërë të ditur se ai nuk ka agjëruar ramazanin, por e kanë agjëruar fëmijët e tij.

Më i vogli nga fëmijët sipas të njëjtit ishte vetëm 8-vjeç kur kishte filluar të agjëronte.

Këtë vit, kur ai ka mbushur 9-vjet, prindi i tij thotë se ai e ka agjëruar krejt ramazanin.

“Djali jem 9 vjec e ka agjëru krejt ramazanin. Nuk i kam thanë mos e nino se  eka pas me dëshirë. Edhe një vit më herët e ka agjëru, prej 8 vjet”, ka thënë ai./GazetaExpress/