Qytetari ndihmon në nxjerrjen e të lënduarve nga vetura e rrotulluar në aksidentin e Gjilanit - Gazeta Express
string(93) "qytetari-ndihmon-ne-nxjerrjen-e-te-lenduarve-nga-vetura-e-rrotulluar-ne-aksidentin-e-gjilanit"

Qytetari ndihmon në nxjerrjen e të lënduarve nga vetura e rrotulluar në aksidentin e Gjilanit

Lajme

Gazeta Express

12/06/2021 21:01

Një aksident ndërmjet dy veturave ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Prishtinë, më saktësisht në fshatin Parallovë.

Gazeta Express ka arritur të sigurojë pamje nga aksidentit të përfshirë, ku shihet se njëra nga veturat është e tipit “BMW X5”.

Lexo Edhe:

Lidhur me rastin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se nuk është lënduar askush, vetëm ka pasur dëme të vogla materiale.

Lexues të Gazetës Express kanë dërguar pamje ku shihet një qytetar derisa ndihmon në nxjerrjen e viktimave nga vetura e rrotulluar në këtë aksident.