Qytetarët posedojnë 621 mijë armë, vetëm një e katërta janë të regjistruara


load
Gazeta Express
11 Gusht 2019 11:35

Rreth 621 mijë armë posedojë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht  29.79 copë për kokë banori. Prej tyre vetëm 169.687 janë të regjistruara ndërsa 451.313 mbeten të paregjistruara, tregojnë të dhënat e hulumtimit të organizatës “Small Arms Survey” (SAS).

Më këto numra, Maqedonia është në vendin e tetë në Evropë, dhe e 13-ta në botë në posedim të armës për kokë banori. Në vend të parë dhe të dytë janë dy vende të rajonit tonë, Mali i Zi dhe Serbia.

Në vend ka evidencë se kush posedon armë legale, por nuk ka informacione për armët ilegale. Parashtrohet pyetja a respektohen në mënyrë maksimale Ligji për armë dhe procedurat dhe a është që secili që kërkon leje për armë shkon në kontroll, dhe a mund të blihet armë zjarri në tregun e zi.

Vitin e kaluar janë evidentuar 180 mijë copë armë, këtë vit janë sekuestruar 83

Sipas evidencës së Sektorit për armë, materie të rrezikshme dhe shpërthyese, në Sektorin për punë civile pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në vitin 2018 janë regjistruar rreth 180.000 copë armë.

Në pjesën e tregtisë ilegale me armë, MPB për MEDIAL-n informoi se në periudhën nga janari i vitit 2019 deri në qershor të vitit 2019 janë regjistruar 102 vepra penale për të cilat janë denoncuar 117 kryerës të veprave penale, me ç’rast janë sekuestruar gjithsej 83 armë zjarri dhe janë marrë 1.742 copë municioni, 192 gram eksplozivë, dy kapsolle detonatore, 100.168 kapsolla, 8.111 raketa piroteknike dhe raketa ndriçuese, 14 fishekzjarre dhe dy topa.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart