‘‘Qytetarët janë të pakënaqur’’, Cakolli: Nëse s’ka marrëveshje politike, në fund të vitit Kosova sërish në zgjedhje - Gazeta Express
string(108) "qytetaret-jane-te-pakenaqur-cakolli-nese-ska-marreveshje-politike-ne-fund-te-vitit-kosova-serish-ne-zgjedhje"

Lajme

Gazeta Express

09/06/2026 13:17

‘‘Qytetarët janë të pakënaqur’’, Cakolli: Nëse s’ka marrëveshje politike, në fund të vitit Kosova sërish në zgjedhje

Lajme

Gazeta Express

09/06/2026 13:17

Hulumtuesi i Demokracisë në Veprim Eugen Cakolli tha se zgjedhjet e 7 qershorit ndonëse ishin zgjedhjet me procesin më të rregullt ndonjëherë, ato shënuan gjithashtu edhe pjesëmarrje të ulët të votuesve.

Cakolli tha se në numrin e ulët të votuesve ka ndikuar mos pjesëmarrja e diasporës sikurse në zgjedhjet e dhjetorit por edhe zhgënjimi i qytetarëve nga bllokadat e njëpasnjëshme politike.

“Përkundër që patëm një prej proceseve më të rregullta zgjedhore, për shkak të një konteksti të pazakontë, ku i organizuam zgjedhjet e treta parlamentare në më pak se një vit e gjysmë, patën 150 deri në 200 mijë votues më pak. E njëjta u reflektua edhe në tubime zgjedhore… Lodhje nga ciklet e shpeshta zgjedhore por në anën tjetër dalja më e ulët për dallim nga zgjedhjet e dhjetorit është edhe mungesa e diasporës. Kjo besoj se është alarm për spektrin politik dhe tregon se qytetarët janë të pakënaqur.”, tha ai për rtv21.

Cakolli ndër të tjerash përmendi edhe afatet për formimin e institucioneve, duke thënë se me mënyrën se si po kryhet numërimi i votave nga KQZ, Kosova lehtësisht në muajin gusht si versioni më i largët mund të ketë institucione të formuara.

Cakolli duke përmendur afatin kushtetues prej 60 ditëve për zgjedhjen e presidentit dhe 40 ditëve për formimin e qeverisë, thotë se formimi i institucioneve do të varët edhe nga gatishmëria e subjekteve politike për të arritur një gjuhë të përbashkët.

“Kjo do të varet shumë nga marrëveshjet politike unë besoj se nëse do të ketë gatishmëri dhe vullnet për zgjidhje Kosova lehtësisht qysh në muajin gusht në versionin më të largët mund të ketë institucione në të kundërtën rrezikojmë të mbesim pa institucione deri në muajin tetor nëntor, eventualisht të shkojmë drejt një cikli të ri zgjedhor në fund të muajit nëntor eventualisht në fillim të muajit dhjetor, normalisht në rast se nuk do të ketë ndonjë krizë apo rast të paqartësive kushtetuese që do të përdoret si bazë për ta zvarritur edhe më tej…”, u shpreh ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement