"Qytetarët ende besojnë që Kurti tërhiqet" - zëdhënësja e PSD-së tregon pse s'pati shumë protestues të shtunën e kaluar - Gazeta Express
string(114) "qytetaret-ende-besojne-qe-kurti-terhiqet-zedhenesja-e-psd-se-tregon-pse-spati-shume-protestues-te-shtunen-e-kaluar"

“Qytetarët ende besojnë që Kurti tërhiqet” – zëdhënësja e PSD-së tregon pse s’pati shumë protestues të shtunën e kaluar

Lajme

Gazeta Express

28/03/2023 23:35

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka komentuar protestën e së shtunës të organizuar nga partia e saj.

Kuçi ka thënë se PSD nuk e konsideron si të dështuar protestën, pasi thotë se për protestë u bë e ditur vetëm dy apo tri ditë më herët, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Nuk mendojmë se ishte dështim, një ditë apo dy më herët ishte marrë vesh për protestën”, tha ajo.

Tutje, ajo shtoi se ka ende njerëz që besojnë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të tërhiqet nga marrëveshja që nuk është nënshkruar, por vetëm është dakorduar mes palëve.  

“Ne si PSD kemi qëndrimet tona. Janë këta militantët e VV-së që ende shpresojnë se do të kemi tërheqje nga marrëveshja, e në anën tjetër një grup që e kanë votuar VV-në e janë gëzuar që marrëveshjen e ka nënshkruar Albini e jo dikush tjetër”, përfundoi ajo. /Gazeta Express/