Qytetarët e Prishtinës rrëfejnë për ditët e luftës dhe jetën e vështirë në kryeqytet 


Gazeta Express
12 Qershor 2019 21:48


Kishte vendosur të mos e lë Prishtinën.

Megjithë rrezikun nga serbët, Shefki Muqolli e kaloi tërë periudhën e luftës këtu në lagjen Ulpiana.

Përballë banesës së tij ishte vendosur shtabi i ushtrisë serbe.

Ai për T7 tregon përjetimet e tij gjatë bombardimeve të NATO në vitin 1999.

“Kemi pas probleme…por i kemi tejkalu…”.

Në këtë banesë 70 metra katrorë kanë jetuar 19 persona dhe problemi më i madh për Muqollin ishte se si t’i ushqej ata.

“Pritnim në radhë me ble bukë”.

Megjithatë Muqolli tregon se asnjëherë nuk e humbi shpresën që liria një ditë do të vij për shkak të UCK-së e shteteve mike.

E për t’i falënderuar këta të fundit, Shefkiu dhe shumë qytetarë u mblodhën në 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.

Në mesin e tyre është edhe Agim Beqiri, i cili kohën e luftës e kishte kaluar në banesën e tij në Prishtinë.

Këtë të mërkure bëhen njëzet vjet nga hyrja e trupave të NATO në Kosovë, e cila shënon edhe çlirimin e vendit.

Te fundit


Kthehu lart