Qytetarët druajnë të shkojnë te stomatologu, pavarësisht se ata i hapën ordinancat - Gazeta Express
string(81) "qytetaret-druajne-te-shkojne-te-stomatologu-pavaresisht-se-ata-i-hapen-ordinancat"

Gazeta Express

30/05/2020 15:02

Qytetarët druajnë të shkojnë te stomatologu, pavarësisht se ata i hapën ordinancat

Gazeta Express

30/05/2020 15:02

Numër i ulët pacientësh frekuentojnë ordinancat stomatologjike, ndonëse intervenimet kryhen nën masa të rrepta higjienike që sipas stomatologut, Veton Limani ofrojnë siguri. Pacientët kryesisht vizitojnë stomatologun në rast se kanë komplikime dhe nevojë për ndërhyrje urgjente.

Në momentin që hy një pacient në klinikën dentare, së pari duhet t’i matet temperatura, i cili është simptomë bazë e COVID-it. Një pacient që ka temperaturë 38 ose 38.5 atëherë automatikisht kthehet dhe shtyhet seanca për një ekzaminim të radhës, ndoshta javor. Me pranimin e pacientit një person i dytë do të duhet të rrijë larg poltronit dentar, meqë duhet të përgatiten kushte adekuate për pranimin e një pacienti dhe pas secilit pacient do të duhet të dezinfektohet poltroni dentar, kuptohet klinika në tërësi dhe instrumentet dentare – tha Veton Limani, Stomatolog.

Lexo Edhe:

Limani thotë se mjetet mbrojtëse janë identike me ato të personelit të reparteve infektive, por se janë të kushtueshme dhe si të tilla do të ishin financiarisht të papërballueshme për kohë të gjatë. Ordinancat private rifilluan me punë rreth dy javë më parë, ndërsa deri atëherë në ordinancat shtetërore bëheshin vetëm intervenimet urgjente të dhëmbëve./alsat