Qytetarë të shumtë presin për t'u vaksinuar në Prishtinë, intervenon policia - Gazeta Express
string(74) "qytetare-te-shumte-presin-per-tu-vaksinuar-ne-prishtine-intervenon-policia"

Qytetarë të shumtë presin për t’u vaksinuar në Prishtinë, intervenon policia

Lajme

Gazeta Express

01/12/2020 12:17

Radhë të shumta të qytetarëve shihen duke pritur para QKMF-së në Prishtinë, ku nuk po respektohen as masat mbrojtëse.

Qytetarët janë parë të grumbulluar, kështu duke mos respektuar masat mbrojtëse ndaj pandemisë Covid-19.

Lexo Edhe:

Për shkak të interesimit të madh për t’u vaksinuar është dashur edhe intervenimi i njësiteve të Policisë së Kosovës, për të mbajtur rend dhe rregull.

Janë të moshuarit ata që po presin ta marrin këtë vaksinë, e cila është konsideruar shumë e rëndësishme për ta.

Në ndërkohë, Ministria është në proces të sigurimit edhe të 50.000 vaksinave të tjera.