Quni konfirmon për Express: Haskuka prishi koalicionin me LDK'në, shkarkoi drejtorët - Gazeta Express
string(81) "quni-konfirmon-per-express-haskuka-prishi-koalicionin-me-ldkne-shkarkoi-drejtoret"

Quni konfirmon për Express: Haskuka prishi koalicionin me LDK’në, shkarkoi drejtorët

Besnik Veliu

05/06/2020 17:35

Kryetari i degës së LDK’së në Prizren, Anton Quni, ka konfirmuar ekskluzivisht për Gazetën Express se kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, para dy orësh i ka dërguar një letër në të cilën e ka informuar se në mënyrë të një anshme ka vendosur për shkëputjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Para dy  ore e kam pranuar letrën nga kryetari Haskuka, në të cilën ai një anshëm më ka njoftuar se ka shkëputur koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës, që nënkupton se ka shkarkuar të gjithë drejtorët e LDK’së”, ka thënë Quni për Express.

Lexo Edhe:

I pyetur për arsyet që ka speficikuar Haskuka për prishjen e koalicionit, Quni ka thënë se është situate e përgjithshme politike e krijuar pas votimit të mocionit të mosbesimit që rezultoi me rrëzimin e Kurtit dhe krijimit të Qeverisë re.

Si pasojë e këtij vendimi Haskuka ka shkarkuar nënkryetarin e Komunës, Eshref Memajn, drejtorin e Urbanizmit, Fatmir Memaj, drejtorin e Mirëqenies Sociale, Fejzë Kabashin dhe drejtori i Bujqësisë, Egzon Elshanin.

Gjithë këto zhvillime vijnë pas prishjes së koalicionin qendror mes LDK’së dhe Vetëvendosjes. Tashmë qeveria e re drejtohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me Avdullah Hotin./GazetaExpress/