QKUK-ja pritet të rikthejë në punë programin elektiv pas rënies së numrit të pacientëve me Covid-19 - Gazeta Express
string(95) "qkuk-pritet-te-rikthej-ne-pune-programin-elektiv-pas-renies-se-numrit-te-pacienteve-me-covid-19"

QKUK-ja pritet të rikthejë në punë programin elektiv pas rënies së numrit të pacientëve me Covid-19

Gazeta Express

26/05/2020 7:33

Qendra Klinike Universitare e Kosovës pritet të rikthejë në punë programin elektiv pas rënies së numrit të pacientëve të infektuar me koronavirus.

Basri Sejdiu, drejtor gjeneral i QKUK-së, tha për Radion Evropa e Lirë se kjo qendër prej fillimit të pandemisë është duke punuar me kujdestari të mjekëve dhe jo me kapacitete të plota.

Lexo Edhe:

Ai u shpreh se tashmë është duke u shqyrtuar mundësia e rifillimit të punës me orar të plotë.

“Janë duke punuar komisioni i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë për të parë se kur do të fillojmë të punojmë me kapacitet të plotë. Ndryshe, shërbimi për pacientët nga lista e pritjes është ndërprerë, ndërkaq rastet urgjente janë punuar vazhdimisht”, tha Sejdiu.

Faik Hoti, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë, tha se tashmë ka filluar hartimi i planit të rikthimit të shërbimeve të plota shëndetësore. Por, ai nuk dha ndonjë datë se kur do të ndodhë kjo, ndonëse tha se është çështje ditësh.

Vendimi për mos të trajtuar rastet jo emergjente erdhi në muajin mars nga Ministria e Shëndetësisë, për ta ruajtur stafin mjekësor, por edhe pacientët nga infektimet eventuale me koronavirusin e ri.