QKUK blen mbi 4 mijë euro lugë, pirunj e pjata plastike - Gazeta Express
string(54) "qkuk-blen-mbi-4-mije-euro-luge-pirunj-e-pjata-plastike"

QKUK blen mbi 4 mijë euro lugë, pirunj e pjata plastike

Gazeta Express

06/06/2020 8:26

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ditë më parë ë[shtë furnizuar me pjata, gota, pirunj dhe lugë plastike dhe sipas kontratës së publikuar të gjitha këto QKUK-së i kanë kushtuar 4 mijë e 93 euro, shkruan Gazeta Sinjali.

Për këtë furnizim, QKUK kishte hapur tender në vlerë 6 mijë e 656 euro e 48 cent. Mirëpo, nga 13 kompanitë që ofertuan për këtë tender, fitues u zgjodh kompania që kërkoi 4 mijë e 93 euro e 60 cent.

Lexo Edhe:

Çmimi më i lartë i kërkuar nga operatorët ekonomikë për këtë tender, njoftohet se ishte 6071,76 euro.

Përveç vlerës së kontratës, ky instiucion nuk ka njoftuar për sasinë e produkteve të blera.