Qindra tifozë të Romës e presin arritjen e Wijnaldum në aeroport - Gazeta Express
string(64) "qindra-tifoze-te-romes-e-presin-arritjen-e-wijnaldum-ne-aeroport"

Futboll

Gazeta Express

04/08/2022 19:28

Qindra tifozë të Romës e presin arritjen e Wijnaldum në aeroport

Futboll

Gazeta Express

04/08/2022 19:28

Georginio Wijnaldum është përshëndetur nga qindra tifozë të Romës që kanë brohoritur emrin e tij, pasi ai do ta kalojë këtë sezon si i huazuar me obligim blerjen nga PSG nëse Roma arrin të futet në top 4

Holandezi 31 vjeçar ka arritur me një avion privat që i është dhënë nga pronarët e klubit të Romës, Friedkins, por fillimisht ai kishte shkuar në Rotterdam për t’i marrë anëtarët e familjes së tij.

Lexo Edhe:

Qindra tifozë janë mbledhur për ta pritur atë në aeroportin Ciampino për më shumë së një herë, duke brohoritur emrin e tij dhe duke festuar për transferin e ri.

Edhe pse ishte shumë vapë klubi i Romës ka shpërndarë ujë për tifozët që ata të jenë të hidratuar.

Ai ka shkuar në drejtim të grilave dhe ka bërë selfie me fansat e klubit të tij të ri dhe mandej është larguar me një makinë ku është takuar me drejtorët e klubeve.

Ai do t’i bëjë testet mjekësore nesër.

Marrëveshja është huazim me obligim blerje prej 8-9 milionë euro nëse Roma të përfundon në top katërshe të Serie A sezonin e ri, kurse PSG do të paguajë 50 për qind të pagës së tij prej 9.5 milionë euro gjatë kësaj periudhe. /GazetaExpress/